LAJMI I FUNDIT:

Kjo Qeveri, përveç territ, po sjell edhe mjegull!

Kjo Qeveri, përveç territ, po sjell edhe mjegull!

Ditëve të fundit kur Kosova është në një kolaps të plotë energjetik, është më se e domosdoshme që të rishikojmë zhvillimet energjetike në vend, ka deklaruar të dielën në një konferencë për media, Avni Arifi, anëtar i Kryesisë Qendrore të AAK-së.

Arifi, i cili njëherësh është edhe këshilltari Kryesor i Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në vitin 2007, PDK-ja dhe lideri i saj Hashim Thaçi dhanë dy premtim, që sipas tij po vërtetohet se kanë qenë premtime boshe.

“Premtimi i parë: ‘Do të sigurojë 24 orë rrymë për tërë Kosovën’. Ndërkaq premtimi i dytë i kryeministrit aktual ishte: ‘Qeveria Thaçi kurrë nuk do të jap para për KEK-un, por KEK-u do ti jap para buxhetit të Kosovës’. Nga perspektiva e sotshme shohim se të dy këto premtimet kanë qenë mashtrime ordinere, vetëm e vetëm që qytetarët ne procesin zgjedhor të votojnë PDK”, tha Arifi.

“A ka siguruar Qeveria Thaçi 24 orë rrymë, këtë e shohin dhe e dinë shumë mirë të gjithë qytetarët e vendit posaçërisht ata që nuk jetojnë në lagje dhe qendra të caktuara qytetesh”.


Arifi tha se Qeveria Thaçi, jo që nuk e ka ndërprerë importin e rrymës me parat e buxhetit të shtetit, por e ka shumëfishuar këtë.

“Në vitin 2007 për import të rrymës Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milion euro;
Në vitin 2008 Qeveria Thaçi ka ndarë nga buxheti i shtetit rreth 60 milion euro;
Në vitin 2009 60 milion euro;
Në vitin 2010 janë dhënë 70 milion euro”, tha anëtari i Kryesisë së AAK-së.

Kur është në pyetje menaxhimi dhe transparenca, Arifi tha se lirisht mund të thuhet se kjo Qeveri përveç se është Qeveri e territ, është Qeveri edhe e mjegullës totale.

“Është mjegull e plotë qasja e Qeverisë në investime në kapacitete të reja që është dashur të ndodhin në vitin 2008… Është mjegull e plotë për opinionin se kush dhe si po përfiton nga importet tejet të shtrenjta që Kosovës po i kushtojnë me dhjetëra miliona në të njëjtën kohë kur varfëria dhe papunësia në Kosovë po e mbërrijnë kulminacionin”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori