LAJMI I FUNDIT:

Kamatat, hetohen bankat

Kamatat, hetohen bankat

Kamatat më të larta në rajon në tregun bankar në vend kanë bërë që Komisioni Kosovar i Konkurrencës, të nis hetimin e bankave për kamatat e kredive, po ashtu ky komision është duke e kontrolluar veprimtarinë e industrisë së naftarëve, shitjen e arkave fiskale dhe kompanitë e sigurimeve.

Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi, tha se këtë vit për herë të parë kompanitë vendore që janë duke u hetuar do të përballen me gjoba, në rast të vërtetohet se kanë shkelur ligjin e konkurrencës.

Në bazë të ligjit që tani është në fuqi, sipas tij, parashikohet gjoba nga 10 mijë euro për menaxheret e kompanive, e për kompanitë nga 150 mijë deri në 200 mijë euro.

“Edhe në industrinë bankare jemi duke punuar dhe këtë gjysmë vjetor sigurisht që do të dalim me një vendim me zbërthimin e problematikës së sektorit bankar në vend, që jemi i vetmi vend ën rajon që kamatat në kredi janë më të lartat dhe kamatat në depozita janë më të ulëtat e kjo vetvetiu flet se këtu nuk është diçka në rregull”, tha Ejupi për “Lajm”.


Eksperti Nagip Skenderi, tha se me këto veprime po krijohet një konkurrencë e drejtë.
“Me këto veprime mund të argumentohet se të gjitha procedurat ligjore, ekonomike dhe të sigurisë shkojnë në favor të investitorëve, e jo të mendohet ushtrimi i veprimtarisë biznesore përmes shantazheve dhe mënyrave të tjera korruptive”, u shpreh Skenderi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori