LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Turizmi, më shumë të huaj

Shqipëri: Turizmi, më shumë të huaj

Statistikat e hyrje-daljeve për dy muajt e parë të verës, qershor dhe korrik, të shtetasve shqiptarë dhe të huaj kanë pësuar ndryshime të cilat prej vitesh nuk ishin hasur. Numri i shtetasve shqiptarë i krahasuar me një vit më parë është 12 mijë e 146 më pak. Numri i shqiptarëve të cilët ktheheshin në vendin e tyre vinte në rritje çdo vit, ndërsa në 2010-ën, për qershorin dhe korrikun ka ardhur në rënie.

Por ajo që bie në sy është numri i madh i të huajve që kanë zgjedhur Shqipërinë. 154 mijë e 987 shtetas të huaj më tepër në dy muaj tregon rritjen më të lartë nga viti në vit që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në vend.

Duke përllogaritur edhe daljet e tyre, 133 mijë e 855 persona dhe koha e shkurtër që kanë kaluar në vend, rezulton që këta të huaj, kryesisht kosovarë, kanë ardhur për pushime në Shqipëri.

21 mijë prej tyre vazhdojnë ende të jenë me pushime në vend. Në statistikat zyrtare të Drejtorisë së kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit, një tjetër shifër e cila ka pësuar ndryshime është ajo e daljeve nga Shqipëria të vetë shqiptarëve.


32 mijë e 851 shqiptarë më pak kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore apo atyre fqinje.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve mendohet se nuk kanë preferuar më të udhëtojnë jashtë vendit për pushime, një shifër kjo që ka vënë në shqetësim edhe shoqëritë turistike në vend. /tch/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori