LAJMI I FUNDIT:

Harrohet Brezovica

Harrohet Brezovica

Privatizimi i Qendrës së Skijmit në Brezovicë nuk po ndodh ashtu siç është proklamuar nga zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi thotë se janë duke punuar për të përgatitur, privatizimin e qendrës së skijimit.

“Po, punohet në hartimin e master-planit në koordinim dhe në përkrahje të plotë nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe palët e tjera të përfshirë anë proces”, tha Kaloshi.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi thotë se privatizimi i kësaj qendre ka ngecur dhe sipas tij këto ngecje dhe shtyrje e dëmtojnë kompaninë dhe imazhin Kosovës. /Zëri/Telegrafi/