LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Mbështetet norma e interesit

Shqipëri: Mbështetet norma e interesit

Konfindustria e përkrah në parim vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit prej 0.25 për qind, por gjykon, se ka mundësi të kufizuara, në zbutjen e termave të kreditimit të bizneseve nga sistemi bankar të nivelit të dytë, që janë nga më të lartat në vendet e rajonit.

Dukuria e mësipërme është veçanërisht e dukshme në tregtimin e letrave me vlere të qeverisë, ku kërkohet marrja e veprimeve të shpejta për të nxitur konkurrencën e pamjaftueshme të deritashme.

Gjithashtu, duke pasur parasysh se masa e kreditimit në monedhën kombëtare Lek prej më pak se 30 për qind në shumën e përgjithshme të kreditimit, vendimi i Bankës së Shqipërisë në rastin më të mirë do të ketë ndikim të pakët në ekonominë reale të vendit.

Konfindustria, vlerëson se ekonomia shqiptare dhe veçanërisht industritë vendore kanë nevojë të ndjeshme për likuiditet, të shfaqur dukshëm në 6 mujorin e dytë të vitit 2009 dhe të vazhduar në 6 mujorin e parë të vitit 2010. /Telegrafi/