LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Rregulla të ashpra për nxjerrjen naftës

SHBA: Rregulla të ashpra për nxjerrjen naftës

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që të ketë rregulla më të ashpra për shpimet në thellësi të detit, për nxjerrjen e naftës.

Sipas medieve amerikane vendimi ka ardhur, pas katastrofës natyrore të ndodhur në Gjirin e Meksikës, ku tonelata të tëra me naftë u derdhën në det dhe shkaktuan dëmtime të rënda mjedisore në këtë pjesë të kontinentit.

Por për të hyrë në fuqi ky ligj, duhet të presë edhe miratimin e Senatit që të zbatohet tërësisht.

Përveç kësaj, thuhet se do të mbyllet edhe Enti i diskutueshëm për administrimin e lëndëve të para, i cili u kritikua për arsye të kontrolleve të buta në rastin e platformës "Deepuater Horizon", ku ndodhi aksidenti. /Agjencitë//Telegrafi/