LAJMI I FUNDIT:

Rritet fluksi i emigrantëve

Rritet fluksi i emigrantëve

Një fluks i madh mërgimtarëve që kthehen nga Greqia në Shqipëri për të kaluar pushimet verore është regjistruar në pikën e kalimit të Kakavijës.

Burime pranë policisë kufitare njoftojnë se, vetëm në orët e para të mëngjesit në këtë pikë kanë kaluar doganën mbi 3200 persona.

Sipas burimeve, radha e emigrantëve është shumë e gjatë dhe për ta përballuar pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 4./Tch /Telegrafi/