LAJMI I FUNDIT:

Rrezikohen turistët në Greqi

Rrezikohen turistët në Greqi

Furnizimi i zonave turistike në Greqi me karburant dhe mallra ushqimore, po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Me gjithë urdhëresës urgjente të qeverisë në Athinë, shoferët e kamionëve dhe autocisternave vendosën të vazhdojnë grevën e tyre.

Protesta është kundër liberalizimit të planifikuar nga qeveria në sektorin e transportit. Ligji është pjesë e marrëveshjes mes qeverisë greke dhe BE-së e FMN-së për shmangien e falimentimit shtetëror të vendit të zhytur thellë në borxhe.

Ndërkohë ushtria ka marrë përsipër furnizimin e strukturave të rëndësishme si aeroporte, spitale dhe centraleve elektrike./Telegrafi/