LAJMI I FUNDIT:

Parqet nacionale të Kosovës

Parqet nacionale të Kosovës

Filatelia e Postës së Kosovës do të lëshojë në qarkullim zyrtar emisionin e ri të pullave postare me temë “Parqet nacionale të Kosovës”. Nëpërmes katër pullave postare, sa përmban ky emision, prezantohen pamje pitoreske nga katër parqet nacionale të Kosovës: Malet e Sharrit, Gryka e Rugovës, Ujëvara e Mirushës dhe Gjeravica.

Sipas, një njoftimit për media të PTK-së thuhet se ky emision i pullave postare, përpos në njohjen e pasurive natyrore të Kosovës, kontribut të jashtëzakonshëm pritet të ofrojë edhe në mbrojtjen e ambientit.

Pullat postare nga ky emision do të gjenden në të gjitha zyrat postare së PTK-së, në tërë Kosovën nga data 2 gusht. /Telegrafi/