LAJMI I FUNDIT:

Greva në Greqi bllokon 100 mijë turistë‏

Greva në Greqi bllokon 100 mijë turistë‏

Të paktën 100 mijë turistë grekë dhe shtetas të vendeve të Ballkanit kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore të Greqisë, për shkak të grevës të pronarëve të kamionëve dhe karburanteve.

Gazeta greke "Ekspres" shkruan se sipas hotelierëve, greva ka pasur ndikim në turizmin e pjesës veriore të Greqisë pasi qindra mijëra turistë nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania, si dhe grekë nga pjesa tjetër e vendit janë detyruar të vazhdojnë të qëndrojnë.

Turizmi në Greqi ka pasur ulje të ndjeshme pasi janë anuluar 10 për qind e aranzhimeve turistike. Vetëm në zonën Pierija nga fillimi i javës janë anuluar 25.000 rezervime. /bw/telegrafi/