LAJMI I FUNDIT:

AKP-ja përshpejton shpërndarjen e 20 përqindëshit

AKP-ja përshpejton shpërndarjen e 20 përqindëshit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjatë mbledhjes së radhës, ka bërë një hap të rëndësishëm për përshpejtimin e shpërndarjes së shumës prej 20 për qind që u takon punëtorëve pas privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.

“Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 për qindëshit, të miratuar më parë nga ana e Bordit të AKP-së, në këtë mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve të 20 ndërmarrjeve shoqërore dhe konfirmoi përkushtimin se shpërndarja e 20 për qindëshit të mjeteve do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muaj që vijnë”, thuhet në një komunikatë për media të AKP-së.

Po ashtu bordi ka shqyrtuar edhe një herë gjendjen në katër ndërmarrjet e privatizuara me metodën spin-off special (Hoteli Grand, IDGJ Tobaco, XIM Strezovc dhe XIM Golesh), të cilat nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës së nënshkruar.

“AKP-ja, meqë ka konstatuar mos përmirësim të situatës në këto ndërmarrje, do të vazhdoj me aplikimin e ndëshkimeve për mos përmbushje të kontratës, të cilat kapin shumën prej 18,550,773 euro”, saktëson komunikata e AKP-së.


Gjatë kësaj mbledhje, Bordi ka aprovuar Raportin Tremujor për Kuvendin e Kosovës për periudhën prill-qershor 2010. /Telegrafi/