LAJMI I FUNDIT:

Edhe 22 stacione të operatorëve ilegalë

Edhe 22 stacione të operatorëve ilegalë

Humbjet për buxhetin e Kosovës dhe për operatoret e licencuar do të vazhdojnë edhe më tej nga operatoret ilegalë serbë, të cilët hapin valë brenda territorit të Kosovës, dhe të cilët duhet të largohen nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), që ka bërë të ditur se ka edhe 22 stacione bazë pa u eliminuar të këtyre operatorëve.

Kryetari i Bordit të ART-së, Ekrem Hoxha, tha se aksioni për largimin e antenave ilegale të operatorëve ilegalë do të vazhdojë, pa saktësuar ndonjë datë.

“Nga matjet të cilat janë bërë në tërë Kosovën, përveç pjesës veriore kanë dalë e dhe 22 stacione bazë të operatorëve ilegalë që shpërndajnë valë”, tha Hoxha.

Sipas tij, askush nuk është duke e penguar implementimin e aksionit të ART-së për eliminimin e operatorëve ilegalë serbë.


Ndryshe, sipas statistikave humbjet vjetore të buxhetit të shtetit nga operatoret ilegalë llogaritet të jenë 20 milionë euro. /Telegrafi/