LAJMI I FUNDIT:

ART-ja nënshkruan marrëveshje me Turqinë

ART-ja nënshkruan marrëveshje me Turqinë

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e komunikimeve elektronike me Autoritetit Rregullator të Republikës së Turqisë.

Memorandumi ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë në aspektin ndërkombëtar për fushën e telekomunikacionit dhe komunikimeve elektronike.

Kryetari i Bordit të ART-së, Ekrem Hoxha, tha se me këtë do të mundësohet shkëmbimi i përvojave. “Memorandumi është i rëndësishëm pasi që me ketë përveç bashkëpunimeve dhe shkëmbimit të përvojave parasheh angazhime shtesë”, u shpreh Hoxha.

Ndryshe, kjo është marrëveshja e katërt e arritur nga ART me rregullatorët e shteteve të rajonit. /Telegrafi/