LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, tokat do të jepen me qira me ankand

Shqipëri, tokat do të jepen me qira me ankand

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për lëshimin me qira te të tretët të tokave bujqësore që nuk shfrytëzohen nga pronarët, miratohen dhe procedurat që do të ndiqen nga qeverisja lokale në këtë proces. Pas përfshirjes së arës në listën e tokave të pashfrytëzuara, Bordi i Qiradhënies pranë bashkisë apo komunës organizon një ankand ku të interesuarit mund të ofrojnë ofertat e tyre për secilën parcelë. E gjithë procedura zgjat 20 ditë dhe duhet të përfundojë brenda datës 20 mars.

Bordi i Qiradhënies, fillimisht bën njoftim për dhënien me qira të tokave bujqësore të pakultivuara, i cili shpallet në një vend të dukshëm të fshatit, në qendrën e komunës ose bashkisë por në raste të veçanta edhe në mediet lokale.

Data e zhvillimit të ankandit përcaktohet nga drejtuesi i pushtetit lokal, ndërsa ofertat për çdo parcelë do të jetë e veçantë. Pas mësimit të datës së realizimit të ankandit, çdo i interesuar i dorëzon sekretarit të bashkisë apo komunës ofertat brenda nja zarfi, ku të jenë të përcaktuara parcela dhe shuma që ai ofron. Në zarf, kërkuesi duhet të shpjegojë edhe se me çfarë do ta kultivojë parcelën nëse rezulton fitues. Një person, mund të konkurrojë për një ose më shumë parcela brenda të njëjtit fshat, si dhe në fshatra të tjerë që janë pjesë e komunës apo bashkisë. Pas marrjes së të gjitha ofertave, Bordi i Qiradhënies së secilës bashki apo komunë mblidhet për shqyrtimin e tyre, me kusht që të pranishëm të jenë të gjithë anëtarët si dhe ofertuesit. Vendimi merret pa praninë e këtyre të fundit, ndërsa kriter kryesor në vlerësimin e ofertave janë vlera që ofrohet si dhe kohëzgjatja.

Në rastet kur ka dy ose më shumë oferta me të njëjtën vlerë, bordi vlerëson kohën për të cilën kërkuesi deklaron se do ta mbajë në shfrytëzim. Ai që ofron kohën më të gjatë shpallet edhe fituesi. Por nëse edhe kohëzgjatja e qiramarrjes është e njëjtë, në këtë rast fituesi shpallet me short. Vendimet e bordit merret me shumicë të thjeshtë dhe duhet të shpallen brenda pesë ditëve nga data e zhvillimit të ankandit.


Nëse ka pakënaqësi ndaj vendimit të bordit, kërkuesi mund të paraqesë brenda 10 ditëve nga zhvillimi i ankandit një ankesë pranë Kryetarit të qeverisjes vendore. Nëse kërkon të kundërshtojë edhe vendimin e kryetarit, kërkuesi mund të paraqitet pranë gjykatës së rrethit. /Shekulli/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori