LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja, shumë shpejt me IPTV

PTK-ja, shumë shpejt me IPTV

IPTV – Pakot mediale, është projekti më i ri i Telekomit të Kosovës, i cili do të fillojë së funksionuari gjatë muajit tetor të këtij viti, përderisa testet e para do të fillojnë në fund të muajit shtator.

Ky shërbim i ri, do të ofrojë jo vetëm kualitet të lartë, por edhe llojllojshmëri të programeve televizive, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u përshtatur kështu të gjitha shijeve të konsumatorëve.

“Telekomi i Kosovës potencialisht ka mbi 90 mijë konsumatorë, me çka mund të themi se po këta konsumatorë do të mund të marrin shërbimin IPTV, i cili atyre do t’u ofrojë një kualitet shumë të lartë me një teknologji më të re të ofrimit të këtyre shërbimeve çka është shumë larg konkurrencës, me çka ajo është duke punuar”, ka thënë Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunikim të Korporatës në një konferencë për media.

Abazi tha se që nga pjesa e dytë e muajit tetor, të gjithë konsumatorët e interesuar do të mund të fillojnë të lidhin kontratat me PTK-në dhe të përfitojnë nga ky shërbim i ri me çmime shumë të volitshme.


“Teknologjia që do të përdoret për këtë shërbim është ajo e fundit e cila tashmë gjendet në tregun e IPTV-së nëpër botë dhe do të ofrojë mbi 60 kanale vendore dhe ndërkombëtare, ndërkohë që do të ketë së paku dhjetë kanale High Definition (HD), kualitet i lartë’. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori