LAJMI I FUNDIT:

Filluan “Ditët e biznesit kosovar” në Durrës

Filluan “Ditët e biznesit kosovar” në Durrës

Mbi 40 biznese kosovare, nën organizimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë kanë filluar aktivitetin promovues në qytetin e Durrësit, ndërsa kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini kanë nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi.

Me këtë rast, Vangjush Dako, i ka falënderuar biznesmenët kosovar për iniciativën e promovimit të produkteve të Kosovës në Shqipëri, duke theksuar se ky është një hap i vogël por i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin në fushën e biznesit të dyanshëm.

Dako, ka pohuar se ky bashkëpunim tashmë është shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm pas ndërtimit të rrugës së kombit, ndërsa bëri të ditur se në këtë qytet janë vendosur rreth 30 biznese të Kosovës.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka kërkuar që kjo iniciativë dhe Memorandumi i mirëkuptimit të ndikojë për eliminimin e barrierave doganore dhe të ketë efekt pozitiv në shkëmbimet tregtare.


“Bizneset kosovare tashmë kanë potenciale dhe mundësi të shtrirjes në Shqipëri por edhe më gjerë”, tha Shahini, duke e falënderuar Bashkinë e Durrësit për gatishmërinë që ka treguar për t’i mundësuar produkteve kosovare të ekspozohen në qytetin e bregdetit shqiptar.

Ndërkaq ngjarja kulmore do të jetë në orët e mbrëmjes në sheshin e Durrësit, i stërmbushur me turistë nga të gjitha trevat. Me këtë rast, biznesmenët në stenda do të ekspozojnë produktet e tyre “Made in Kosova”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori