LAJMI I FUNDIT:

Hetohen naftëtarët

Hetohen naftëtarët

Komisioni për Konkurrencë po heton kompanitë e derivateve të naftës në Kosovë, nën dyshimet për kurdisje të çmimeve. Bazë për hetim është laramania dhe rritja çmimeve, përkundër rënies së tyre në bursën ndërkombëtare. Shoqata e naftëtarëve përjashton mundësinë e një marrëveshjeje të tillë.

Kryetari i këtij Komisioni, Osman Ejupi, thotë se ka vend për hetime dhe se Komisioni që ai udhëheq, është në monitorim e sipër të këtij rasti.

“Jemi në monitorim të kësaj çështjeje, sepse konsiderojmë se shpeshherë ngritja e çmimeve në bursën ndërkombëtare nuk reflektohet drejtpërdrejt edhe në ngritjen, respektivisht zbritjen këtu në vend”, thotë Ejupi.

Në rastin e parë, pra kur atje ngrihen çmimet, kjo ndodh menjëherë edhe në Kosovë. Ndërsa, në rastin tjetër, kur në bursë ulen çmimet e derivateve, pikat e shitjes në Kosovë nuk i lirojnë çmimet derisa t’i shesin rezervat.


Tani për tani, çmimi i naftës me pakicë nëpër pika të shitjes sillet nga 1.02-1.07 centë, derisa benzina kushton 1.04 – 1.08 centë.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Nazmi Bytyqi, mohon ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë mes kompanive të naftës.

Ai këtë e argumenton me ekzistimin e çmimeve të larmishme, varësisht prej pikave të shitjes dhe vendit ku gjinden ato. /Express/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori