LAJMI I FUNDIT:

91 banka evropiane i nënshtrohen testit

91 banka evropiane i nënshtrohen testit

Gjatë ditës pritet të dalin rezultatet për 91 banka në tërë Evropën, ku do të vlerësohet rezultatet e të ashtuquajturit “testi i stresit”.

Rezultatet për këto banka, synojnë sigurimin e investitorëve, gjendjen e mirë të sektorëve financiarë të kontinentit. Testet do të përcaktojnë nëse bankat do të jenë në gjendje t’u mbijetojnë krizave të ardhshme ekonomike.

Katër bankat më të mëdha britanike, RBS, Lloyds, HSBC dhe Barclays, janë mes bankave të testuara. Autoriteti i Shërbimeve Financiare ka deklaruar se pret që bankat britanike ta kalojnë testin.

Edhe bankat e kursimit në Gjermani e Spanjë, të cilat konsiderohen si më të brishta nga analistët, janë përfshirë po ashtu në ketë test tepër të rëndësishëm. /agjencitë/telegrafi/