LAJMI I FUNDIT:

Në ministrin e Bujqësisë, shkelje rutinore

Në ministrin e Bujqësisë, shkelje rutinore

Me gjithë faktin se ka pasur buxhet të vogël, Ministria e Bujqësisë, sipas vlerësimeve të Auditorit Gjeneral, ka dal me “sherr” të madh. Në auditimin e pasqyrave financiare të kësaj ministrie për vitin 2009 janë evidentuar shkelje të rënda në prokurim, menaxhim i dobët brenda ministrisë dhe i subvencioneve, eliminim i kandidatëve të përshtatshëm si dhe moszbatim i të hyrave mes bankës dhe thesarit.

“Ka raste kur nuk është bërë regjistrimi i të hyrave në kodet e duhura ekonomike të përcaktuara nga Departamenti i Thesarit”, ka konstatuar Auditori i Përgjithshëm.

Ndryshe, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2009 ka qenë 11.5 milionë euro, kurse në rishikim është reduktuar në 10.7 milionë euro. /express/telegrafi