LAJMI I FUNDIT:

Edhe një ndalesë për automjetet me peshë të rëndë

Edhe një ndalesë për automjetet me peshë të rëndë

Pas ndalesës për qarkullimin gjatë ditës të automjeteve me peshë mbi 3.5 tonelata nëpër rrugët magjistrale dhe regjionale, Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT) ka dalë edhe me një ndalesë, për automjetet me peshë mbi 12.5 tonelata, thuhet në komunikatë.

“Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimi për shkak të qarkullimit të automjeteve të Transportit të mallrave me peshë të madhe, sot ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka nënshkruar një urdhëresë të re, me të cilën ndalohet përkohësisht transporti i automjeteve me peshë mbi 12,5 ton në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të MTPT-së.

Nga urdhëresa përjashtohen automjetet e transportit të prodhimeve bujqësore sezonale dhe qarkullimi në akset rrugore ku zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugëve.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga dita e enjte dhe vlen deri në nxjerrjen e urdhëresës së re. /Telegrafi/