LAJMI I FUNDIT:

Kosova, vendi më i ndotur në Evropë

Kosova, vendi më i ndotur në Evropë

Instituti për mbrojtjen e ambientit ka konstatuar se Kosova është vendi më i ndotur në Evropë.

Në raportin e fundit të këtij instituti, theksohet se në Kosovë 50 për qind e ambientit është i ndotur. Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, me blloqet e vjetruara janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Të cilat i kalojnë standardet e pranueshme për mjedis.

Eksperti i ambientit Zeqir Veselaj, tha se banorët bashkë me faunën e zonës pësojnë më së shumti nga ndotja.

“Ne kemi të dhëna të cilat tregojnë për shtimin e sëmundjeve që lidhen me ndotjen e mjedisit nga termocentralet, përfshirë këtu sëmundjet e traktit respirator, paraqitjen e shpeshtë të kancerit dhe sëmundje të tjera”, tha ai.


Llogaritet se ambienti i ndotur përveç Kastriotit është edhe në Prishtinë, Drenas dhe Mitrovicë. /Lajm/Telegrafi/