LAJMI I FUNDIT:

Borxhet , rrezikojnë privatizimin e “Albpetrol”

Borxhet , rrezikojnë privatizimin e  “Albpetrol”

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë, për të nisur veprimet ligjore ndaj ARMO-s për të mbledhur borxhet që kjo kompani ka ndaj “Albpetrolit”.

FMN-ja është shprehur e shqetësuar në lidhje me detyrimet e mbetura që ARMO i ka kompanisë shtetërore “Albpetrol”.

Sipas, FMN-së, borxhet e kompanisë ARMO kërcënojnë privatizimin e “Albpetrol-it”.

Sipas, burimeve jo zyrtare llogaritet se borxhet e kësaj kompanie ndaj “Albpetrol” janë dhjetëra milionë euro. Në të njëjtën kohë “Albeptrol”, prej disa muajsh nuk ka shlyer pagat e punonjësve. /Agjencitë/ Telegrafi/