LAJMI I FUNDIT:

EVN-ja ndërton hidrocentrale në Bullgari

EVN-ja ndërton hidrocentrale në Bullgari

Korporata energjetike austriake (EVN) dhe Kompania nacionale bullgare elektrike (NEK) kanë nënshkruar marrëveshje në bazë të cilës austriakët fitojnë shumicën e projektit hidroenergjetik bullgar "Arda e Epërme".

Sipas, marrëveshjes, EVN-ja do të ketë 70 për qind pronësi në shoqatën aksionare që do të menaxhojë me sistemin hidroenergjetik "Arda e Epërme", përderisa NEK-u do t’i fitojë 30 për qind.

Sipas projektit, në vlerë prej 500 milionë euro, parashihet ndërtimi i tre hidrocentraleve dhe ripërtrirja e pendës përgjatë kaskadës së lumit Arda e Epërme. Projekti duhet t’u sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike rreth 100.000 amvisërive.

Me ndërtimin e këtyre Hidrocentraleve në Bullgari do të hapen 3.000 vende të reja të punës./Mia/Telegrafi/