LAJMI I FUNDIT:

Për privatizimin e PTK-së vendos Kuvendi

Për privatizimin e PTK-së vendos Kuvendi

Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës pas shqyrtimit të Strategjisë të Qeverisë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës ka marrë vendim që t’i rekomandohet Kryesisë së Kuvendit që ta procedojë Strategjinë për diskutim në një seancë plenare.

Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se janë për ekonomi të tregut, prandaj sipas tyre, Strategjia e Qeverisë për privatizimin e PTK-së duhet të diskutohet në Kuvend, dhe aty të vendoset kur dhe si do të bëhet privatizimi i PTK-së.

Po ashtu ky komision, ka miratuar raportin me rekomandime e Grupit punues për Projektligjin e inspektoratit të tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese./Telegrafi/