LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Lirohet nafta e benzina

Maqedoni: Lirohet nafta e benzina

Benzina prej së hënës në mesnatë lirohen për 1,5 denarë, ndërsa nafta për 2,5 denarë.

Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë Eurosuper BS-95 do të shitet për 68 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 69,5 denarë. Eurodizeli do të kushtojë 56 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 45 denarë.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e fundit ishte 74,6 dollarë për barel dhe për 1,15 për qind më e ulët nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar, sipas të cilave janë formuar çmimet rrjedhëse të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar 14-ditëshe ishte 48,3 dollarë dhe është për 3,26 për qind më i ulët nga kursi i dollarit sipas të cilit janë formuar çmimet. /Mia/Telegrafi/