LAJMI I FUNDIT:

Pritet rritje e remitencave

Pritet rritje e remitencave

Gjatë këtij viti pritet një rritje e ardhjes së parave nga diaspora, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Por ekspertë të ekonomisë në vend, thotë se diaspora nuk mund të sjellë më para si dikur për shkak të prekjes nga kriza ekonomike globale në vendet ku punojnë dhe veprojnë ata.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, tha se në bazë të ecurive ekonomike në fillim të vitit, mund të presim një rritje të remitencave.

“Duke e pasur parasysh se në tre mujorin e parë të këtij viti kemi pasur rritje të remitencave prej 2 deri në 3 për qind, atëherë presim rritje solide edhe në pjesën e tjetër të vitit”, tha Gerguri.

Lumir Abdixhiku, nga Instituti “Riinvest”, tha se nuk duhet harruar që emigrantët tanë nuk kanë më luksin e dërgesave në Kosovë, gjithmonë për shkak të efekteve të krizës globale që ka prekur vendet nga ata vijnë.


“Eksportet ende nuk kanë marrë veten dhe kështu rëndojnë edhe më tepër bilancin tregtar, duke e vënë Kosovën në pozicion jashtëzakonisht të pafavorshëm rajonal”, tha Abdixhiku.

Ndryshe, remitencat luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit. /Telegrafi/