LAJMI I FUNDIT:

EVN-ja zvogëlon aksidentet në punë

EVN-ja zvogëlon aksidentet në punë

Në gjysmën e parë të këtij viti, EVN Maqedoni ka regjistruar reduktim të aksidenteve në punë për rreth 50 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas EVN-së, arsyeja për uljen e aksidenteve është trajnimi i personelit për përdorimin e mjeteve mbrojtëse dhe pajisje, rritjen e masave të sigurisë në punë dhe pajisjeve mbrojtëse në përputhje me normat dhe standardet evropiane.

Shumica e aksidenteve thuhet të kenë ndodhur nga pakujdesia apo faktorë të tjerë.

Për shkak të specifikës së punës, EVN Maqedoni për punonjësit e saj të cilët kanë kontakt me energji elektrike ka investuar në mbrojtjen e tyre nëpërmjet blerjes së rrobave mbrojtëse, helmetave dhe mjete elektrike dhe materiale të tjera të nevojshme për punë të sigurt. /Alsat-m/Telegrafi/