LAJMI I FUNDIT:

Telenovela e 20 përqindëshit

Telenovela e 20 përqindëshit

Edhe pse Agjencia Kosovare e Privatizimit ua ka ndarë punëtorëve mbi 27 milionë euro nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore, ky proces mund të zgjas me vite për shkak të procedurave burokratike dhe të stërzgjatura.

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, thotë se për përshpejtuar këtë proces, bordi i Agjencisë ka miratuar një strategji, për dhënien e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, listat e të cilëve janë verifikuar.

Njohësit e procesit të privatizimit thonë se kjo procedurë nuk mund të përshpejtohet pa përmirësimin e punës së Dhomës së Veçantë. Sipas tyre për ta përshpejtuar ndarjen e 20 përqindëshit, duhet të formohet një “task grup”. /Telegrafi/