LAJMI I FUNDIT:

BP fillon një provë kritike me presion nën det

BP fillon një provë kritike me presion nën det

Kompania e naftës British Petroleum ka filluar një provë kritike me presion për të parë nëse një kapak në pusin që nxjerr naftë në detin në Gjirin e Meksikës është aq i fortë sa të ndalojë derdhjen.

Valvulat në kapak po mbyllen gradualisht për të pakësuar derdhjen e naftës, gjatë një procesi që ka gjasa të zgjasë disa orë.

Autoritetet amerikane i kanë thënë BP-së që të kryej këtë procedurë pasi më herët e vonuan provën pas shqetësimeve se një gjë e tillë mund të shkaktonte më shumë dëme se të kishte përfitime.

Zyrtari amerikan që drejton departamentin e qeverisë për katastrofat , Thad Allen tha se testi do të fillonte shumë shpejt.


"Kur BP të jetë gati dhe këto procedura do të fillojnë shumë shpejt ne do të fillojmë të rrisim presionin në masën mbuluese dhe këtë do ta bëjmë në intervale prej gjashtë orësh. Pas intervaleve do të llogarisim të dhënat dhe të analizojmë informacionin që marrim nga aparaturat me ultra tinguj, dhe të dhëna vizuale nga aparatura të drejtuara me telekomandë", tha Allen. /Bbc/Telegrafi/