LAJMI I FUNDIT:

Sot në Prishtinë, organizohet forumi i biznesit Kosovaro – Italian

Sot në Prishtinë, organizohet forumi i biznesit Kosovaro – Italian

Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala,sot, në Kosovë do të vijë për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, Adolfo Urso. Kësaj vizite i paraprinë vizita e Ministrit Shala në Verona të Italisë në muajin shkurt të këtij viti, i cili ka iniciuar thellimin e bashkëpunimit në mesë të dyja vendeve.

Me këtë rast Ministri Shala dhe zv/Ministri Italian Urso, do nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mesë të dyja vendeve.

Zv.Ministri, Urso në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme –ICE dhe mbi 30 biznesmen italian të cilët kanë shpreh interesim të investojnë në Kosovë, me këtë rast do mbahet edhe një forum biznesi Kosovë – Itali, ku do të prezantojnë edhe një numër i bizneseve lokale.

Forumi – Nënshkrimi i marrëveshjes, do të mbahet më 4 maj, në ora 09:30 në Ndërtesën e Qeverisë (ish- Rilindja) , në sallën e konferencave


Sot po ashtu do të organizohet Forumi Biznesor Kosovaro-Italian. Bashkëorganizatorë të këtij aktiviteti janë I.C.E – Istituti Italian për Tregti të Jashtme në kuadër të Ambasadës se Italisë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave – MEF, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – MTI, Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Forumi do të filloj në ora 09 :30, ndërsa nga ora 14.30 deri 17.30 janë paraparë që të mbahen takimet bilaterale në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre italiane.

Përfaqësuesit e bizneseve italiane kryesisht do të vijnë nga sektorët e energjisë, infrastruktura, ndërtimtaria, makineria industriale, ushqimore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori