LAJMI I FUNDIT:

‘ADA’, investime të reja në Kosovë

‘ADA’, investime të reja në Kosovë

Një projekt i ri investues është duke u realizuar me sukses në Kosovë me përkrahjen e Agjencisë Austriake per Zhvillim (ADA) dhe Zyrës në Vjenë të Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve (APIK), që udhëhiqet nga ECIKS.

Kompania gjermane “MC mobile communication GmbH” nga Frankfurti ka investuar në Kosovë duke hapur një “Call Center” në Prishtinë.

Qendra “MC Communication” në Prishtinë ofron shërbime klientëve të disa kompanive gjermane me këshilla e asistencë përmes telefonit dhe internetit. Kompania gjermane ka hapur fillimisht 60 vende të reja pune në Kosovë dhe shpejt ka rritur kapacitetet duke krijuar deri më tani 300 vende të reja pune.

Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) ka përkrahur financiarisht projektin duke marrë përsipër financimin e një pjese të konsiderueshme të tij, përderisa Zyra e APIK-ut në Vjenë ka asistuar kompaninë gjermane në përgatitjen e projektit përmes ofrimit të shërbimeve të konsulencës.


Përfaqësues të kompanisë gjermane kanë thënë se janë shumë të kënaqur me punën e kosovarëve e posaçërisht me njohuritë e tyre të gjuhës gjermane, që është kusht për punësim në këtë kompani.

Kompania po ashtu bashkëpunon ngushtë me Fakultetin e Gjermanistikës pranë Universitetit të Prishtinës, në rekrutimin dhe trajnimin e të punësuarve.

Zyra e APIK-ut në Vjenë, që edhe vetë financohet nga ADA, ka asistuar deri më tash 16 investime të huaja në Kosovë.

Ky është investimi i tretë në Kosovë që është bashkëfinancuar nga ADA, që nga hapja e kësaj zyre në nëntor të vitit 2006. Zyra e APIK-ut në Vjenë menaxhohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS).

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori