LAJMI I FUNDIT:

Obama bën thirrje për reforma financiare

Obama bën thirrje për reforma financiare

Presidenti Barak Obama bëri dje fushatë për reformën në sistemin financiar të vendit në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara. Presidenti foli ndërsa republikanët në Senat ranë dakord t’i japin fund kundërshtimit të tyre për disa ditë me radhë dhe të fillojnë debatin rreth projekt-ligjit.

Presidenti Obama i tha një grumbulli njerëzish në qytetin Kuinci të shtetit Ilinoi se Kongresi duhet të miratojë reforma për kontrollin financiar në mënyrë që të mbrohen si konsumatorët edhe vetë ekonomia amerikane.

"Po të flasim që ju të përfitoni nga sistemi, ne duhet të zbatojmë reforma logjike në Uoll Strit dhe për to kemi nevojë tani".

Republikanët e opozitës në Senat ranë dakord dje të lejojnë fillimin e debatit rreth projekt-ligjit, pasi e kishin bllokuar atë 3 herë brënda 3 ditëve të fundit.


Republikani më me peshë në komisionin bankar të Senatit, Senatori Riçard Shelbi, tha se demokratët e kishin siguruar atë se amendamentet e republikanëve do të kiheshin parasysh në këtë projekt-ligj.
Presidenti Obama tha se kishte mbetur shumë i kënaqur që republikanët vendosën të lejojnë vazhdimin e debatit mbi projekt-ligjin.

"Dua të punoj me këdo, republikan apo demokrat, që dëshiron të zbatojë reforma të tilla në baza të vullnetit të mirë".

Projekt-ligji është propozuar nga administrata Obama dhe mbështetet nga shumica demokrate në Senat. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi versionin e saj nga fundi i vitit të kaluar.

Legjislacioni synon të kontrollojë praktikat financiare, të cilat fajësohen për krizën e ekonomisë globale në vitin 2008, duke përfshirë edhe transaksione të ndërlikuara të njohura si derivativë.

Në bazë të këtij projekt-ligji, kompanitë e mëdha financiare duhet të paguajnë për një fond emergjent për bankat që dështojnë, për të parandaluar që taksapaguesit të bëjnë një gjë të tillë.

Presidenti tha se plani i tij do të mbrojë konsumatorët nga praktikat financiare abuzuese.

"Konsumatorët duhet të mbrohen. Ne duhet t’u japim fund ndihmave financiare të shpëtimit. Ne duhet të sigurohemi që praktikat e këmbimit të jenë transparente. Ne duhet të sigurohemi që konsumatorët thonë fjalën e tyre për sa i përket mënyrës së funksionimit të këtyre firmave, që ato të mbajnë më shumë përgjegjësi".

Republikanët thonë se projekt-ligji nuk do të jetë në gjendje t’u japë fund shpëtimit të kompanive me trazira nga taksapaguesit, madje ata kundërshtojnë krijimin e një agjencie të re për mbrojtjen e konsumatorëve.

Këtë thirrje zoti Obama e bëri një ditë pasi senatorë të të dy partive kritikuan rëndë zyrtarët e lartë të firmës së Uoll Stritit Goldman Sachs për praktikat e tyre të biznesit.

Qyteti i Kuincit ishte ndalesa e fundit e presidentit Obama në kuadër të një vizite 2-ditëshe në shtetet që kultivojnë misër, Ilinoi, Mizuri dhe Ajova. Pjesa më e madhe e vizitës u përqëndrua në reklamimin e një plani për shtimin e investimeve në energjinë e ripërtëritshme.

Po dje, presidenti Obama vizitoi një fabrikë, ku misri rafinerohet në karburant etanol, madje ai reklamoi objektivin e tij për të trefishuar prodhimin e etanolit në Shtetet e Bashkuara gjatë 12 vjetëve të ardhshëm.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori