LAJMI I FUNDIT:

Greqia arrin marrëveshjen për ndihmë nga BE dhe FMN

Greqia arrin marrëveshjen për ndihmë nga BE dhe FMN

Pas shumë diskutimesh dhe hezitimesh është arritur marrëveshja mes BE-së dhe FMN-së për t’i dhënë ndihmën Greqisë. Lajmi është njoftuar nga një zyrtar grek, sipas të cilit të shtunën mbrëma është arritur marrëveshja për ndihmën financiare për Greqinë, ndërmjet qeverisë së Athinës, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas kësaj marrëveshje, kryeministri grek do të duhet që të dielën paradite në takimin e qeverisë të bëjë të ditura hollësitë e marrëveshjes së arritur me BE-në dhe FMN-në.

Më vonë gjatë ditës ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu, duhet të shpjegojë hollësitë e masave të kursimit që kërkohen nga FMN dhe BE.

Bisedimet për miratimin e ndihmës për Greqinë e goditur nga kriza e madhe e borxheve ndërmjet Athinës, FMN-së dhe BE-së, janë zhvilluar nga 21 prilli. /Shekulli/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori