LAJMI I FUNDIT:

BSPK, protestë me 1 Maj

BSPK, protestë me 1 Maj

Kryesia e BSPK-së dhe Këshilli Organozativë i Protestës kanë thënë se në të gjitha nivelet e organizimit sindikal të BSPK-së dhe Sindikatave të Pavarura është duke u zhvilluar një aktivitet i madh për informimin e anëtarësisë sindikale lidhur me protestën e 1 Majit.

Kryerari i BSPK-së Haxhi Arifi ka deklaruar se krahas kryesisë ekzekutive dhe komisionit organizativ të protestës në nivel të BSPK-së që po punojnë në përgatitje të protestës, në këto përgatitje janë përfshi edhe nivelet e tjera, qoftë në nivel të SP-ve apo edhe në nivel të Zyreve Regjionale të BSPK-së.

Ai ka theksuar se në protestë do të marrin pjesë Kryesia Ekzekutive dhe anëtarë të KD të BSPK-së si dhe Kryesitë e SP-ve dhe të Shoqatave Sindikale dhe të strukturave organizative të tyre.

Protestës sipas Arifit mund t’i bashkohen edhe sindikalistë të tjerë, që do të sistemohen brenda SP-ve apo strukturave të tjera që janë pjesë e BSPK-së.


Protestuesit do të parakalojnë sipas marshutës së paraparë dhe do të sillen në mënyrë të qetë, civilizuese dhe dinjitoze, për të shprehur pakënaqësinë dhe për t’i kërkuar Qeverisë së Kosovës plotësimin e kërkesave të shtruara.

Protesta do të mbahet vetëm në Prishtinë, më 1 Maj 2010, në kohëzgjatje prej: 11:30 deri 12:30. Protestuesit do të defilojnë nga kryqi i rrugëve “Nëna Tereze” dhe “Bill Klinton” (te Fakulteti i Filologjisë), përmes rrugës “Nëna Tereze” deri te ndërtesa e Qeverisë.

Kërkesat e Protestës janë:

1. Nxjerrja e infrastrukturës ligjore të punës (Ligji i punës, Ligji i organizimit sindikal, Ligji mbi grevat, Ligji mbi pagat, Ligji mbi sigurimin pensional e invalidor, Ligji mbi shërbyesit civil dhe Ligji mbi sigurimin shëndetësor

2. Respektim të ndërsjellë të partnerëve dhe dialog të mirfilltë social

3. Krijim të Fondit social, shëndetësor dhe atij pensionalo-invalidor

4. Stop privatizimit të egër

5. Stop punës në të zezë

6. Stop korrupcionit

7. Vende të reja pune për të rinjë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori