LAJMI I FUNDIT:

Greqia nis kërkimet për naftë në detin Jon

Greqia nis kërkimet për naftë në detin Jon

Greqia paralajmëron se do të nisë shfrytëzimin e rezervave të mundshme të naftës në detin e Jonit në pjesën kufitare më Shqipërinë. Burime nga Ministria e Jashtme e Greqisë thanë për Top Channel se Greqia do të bëjë kërkime edhe në detin Egje por fillimisht do të nisë projektin në ujërat e Jonit pasi qeveria e vendit fqinj mendon se do ta ketë më të lehtë me Shqipërinë.

Burime zyrtare thane se për këtë qëllim qeveria greke ka krijuar një komision te posaçem për menaxhimin e rezervave minerare, i cili pritet të fillojë nga puna brenda pak ditëve. Ky komision do të përbëhet prej eksperteve gjeologë,specialistë të kërkimeve sizmike, përfaqësues të partive politike, ekspertë juridike, punonjësve të Ministrisë së Jashtme dhe shërbimeve sekrete.
Të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të deklarojnë pasurinë e tyre deri në brezin e tretë familjar, edhe përgjatë pesë viteve pas përfundimit të mandatit 4-vjecar që ata do të marrin nga parlamenti.
Synimi i këtij komisioni, është evidentimi i rezervave të naftës në Jon dhe Egje, gjetja e rezervave minerare në gjithë teritorin dhe dhënia e lejeve të shfrytëzimit të këtyre rezervave.Kërkimet do të nisin nga pjesa e veriore e detit Jon, pikërisht ne kufi me Shqiperine. Por perse greket zgjodhen pikerisht kete pjese?
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme thane se qeveria greke mendon se bisedimet me Shqiperine konsiderohen me te lehta.
Sipas tyre pala shqiptare do te jete me lehte te leshoje për nje sere arsyesh.Se pari, qeveria shqiptare po kerkon me ngulm aderimin e vendit ne Bashkimin Europian.
“Ajo nuk harron ndihmen greke per anetaresimin ne NATO”, thane burimet nga Ministria e Jashtme greke. Po ashtu sipas Ministrisë se Jashtme greke Shqipëria ka disavantazhin e mosnjohjes se mire te ceshtjeve gjeo-strategjike dhe rendesise qe kane keto rezervat e naftes.
Nderkohe mungesa e fondeve per gjetjen dhe shfrytezimin e ketyre rezervave,interferimi i forte prej faktoreve politike ne kushtet e negocimit, mungesa e eksperteve te mirefillte te ketyre fushave nga komisionet negociatore, duket se jane pikat e dobeta te negociatoreve shqiptare.
Nderkohe dergimi i çeshtjes se demilitimit ne Gjykaten Nderkombetare te Strazburgut, ne kohen qe qeveria shqiptare i ka humbur te gjitha çëshjtet e hapura gjate 20 viteve te fundit ne kete gjykate, vleresohet prej Athines si shansi i mire per te mbyllur përfundimisht çështjen e kufirit ujor me Shqiperinë pa qenë nevoja e ratifikimit ne parlamentin shqiptar apo pa u stepur nga fakti që marrëveshjen e ka rrezuar edhe Gjykata Kushtetuese shqiptare.(koha)