LAJMI I FUNDIT:

Goldman jep llogari për rolin në krizën financiare

Goldman jep llogari për rolin në krizën financiare

Shefi ekzekutiv i Goldman, Lloyd Blankfein Goldman akuzohet se ka bërë manovra fitimi në kurriz të klientëve. Shefat e bankës së investimeve Goldman Sachs dolën përpara një komisioni të Senatit amerikan për t'u përgjigjur pyetjeve lidhur me rolin e bankës gjatë krizës financiare.

Ky komision që po heton rolin e bankave gjatë krizës, ka bërë publike dokumente që tregojnë se Goldman kishte përfituar në kurriz të klientëve gjatë krizës së kredive të këqija.

Senatori Carl Levin që është kryetari i këtij komisioni tha se provat tregonin se Goldman në mënyrë të përsëritshme kishte vënë interesin e vet në fitime përpara interesit të klientëve.

"Goldman fitoi kur tregu po humbiste duke marrë me vete klientët e bankës, pa përmendur këtu dëmin që i bëri ekonomisë amerikane, " tha zoti Levin.


Në SHBA, opinioni publik nuk është shumë miqësor kundrejt institucioneve financiare.

Demokratët jane të vendosur për të kaluar reforma në sistemin bankar, të cilat kanë hasur në kundërshtimin e fortë të republikanëve.

Presidenti Obama shprehu zhgënjimin e tij të thellë pasi senatorët republikanë votuan kundër projektligjit për vendosjen e kontrolleve më të rrepta mbi institucionet financiare të vendit.

Ai iu bëri thirrje senatorëve që t’i vinin interesat e vendit mbi interesat partiake.

Presidenti argumentoi se masat e reja më të ashpra ishin të nevojshme për t’iu prerë rrugën ekzagjerimeve që çuan në krizën financiare.

Nuk mund të thuhet se republikanët janë kundër idesë së masave të reja, por ata janë kundër këtij projektligji konkret.

Disa thonë se ai lë shtigje të hapura për paketa të tjera shpëtimi, të tjerë ankohen se ai i jep shumë kompetenca qeverisë, por ka edhe nga ata që thonë se ky projektligji dëmton sektorin financiar në Shtetet e Bashkuara.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori