LAJMI I FUNDIT:

Eurostati mbështet Kosovën në regjistrimin e popullisisë

Eurostati mbështet Kosovën në regjistrimin e popullisisë

Në kuadër të përgatitjeve për vazhdimësinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, ministrja e Administratës Publike, znj. Edita Tahiri me bashkëpunëtorë ka pritur sot, Peter Everaers nga Eurostat-i, drejtor i bashkëpunimit, komunikimit dhe indikatorëve kyç me jashtë, si dhe udhëheqës i Grupit Menaxhues të Monitorimit Operacional Ndërkombëtar i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij në Eurostat dhe në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Everares ka shprehur kënaqësinë tij që takohet me ministren Tahiri në fazën e parë të punës së saj si ministre, për të diskutuar bashkërisht për hapat në vazhdim të përgatitjeve për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ai ka theksuar vlerësimin pozitiv të Grupit Menaxhues të Monitorimit Ndërkombëtar për përgatitjet teknike të bëra për regjistrimin e popullsisë dhe ka theksuar nevojën e intensifikimit të fushatës sensibilizuese për Regjistrimin e Popullsisë, cila do të përfshinte dhe do të aktivizonte të gjithë faktorët relevantë të cilët do të jenë pjesë e regjistrimit.


Ministrja e MAP-it ka shprehur kënaqësinë e saj për të biseduar për së afërmi detaje që lidhen me Regjistrimin e Popullsisë dhe ka theksuar vendosmërinë për të rezultuar me sukses i gjithë procesi, i cili është një nga prioritetet kryesore të vendit. Znj. Tahiri ka theksuar rëndësinë e statistikave për shtetin e ri të Kosovës, të cilat do të krijonin bazën e rëndësishme të të dhënave.

“Një proces i depolitizuar, për realizmin e të cilit do të përdoren standarde unike, që do të prodhojnë të dhëna të sakta dhe të pranueshme, do të jetë bazë për mirëqenien e qytetarëve të vendit dhe do të hap rrugën drejt integrimeve evroatlantike”, ka thënë ministrja Tahiri më këtë rast.

Ajo ka shtuar se fushata sensibilizuese që tashmë ka filluar për Regjistrim të Popullsisë dhe implementimi i strategjisë së informimit dhe komunikimit, synon dialogun proaktiv dhe konstruktiv me qytetarët, i cili do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në regjistrim dhe shmangien e perceptimeve jo të drejta duke ofruar sqarime të nevojshme dhe të ofruara me kohë.

Në mes tjerash në këtë takim u bisedua edhe për fuqizimin dhe qartësimin e aspektit ligjor që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe statistikat, si dhe me përfshirjen e përvojave të vendeve evropiane në këtë proces. Gjithashtu u theksua dhe roli i rëndësishëm i donatorëve dhe koordinimi i tyre në këtë proces, i cili është i rëndësishëm, kompleks dhe me implikime financiare, që do të përballohet bashkërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë përmes Fondit të Mirëbesimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori