LAJMI I FUNDIT:

ART: Operacioni i suksesshëm

ART: Operacioni i suksesshëm

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës (ART) më 23 dhe 24 prill ka ndërmarrë aksion për eliminimin e operatorëve të palicencuar ilegalë në telefoninë mobile që veprojnë në Kosovë.

Bordi i ART-së heqjen e antenave të operatorëve ilegalë e vlerëson si një operacion të suksesshëm, duke dobësuar sinjalin e këtyre operatorëve.

Lidhur me kërcënimet Beogradit që janë bërë për ndërprerjen e internetit, kjo nuk shihet si ndonjë problem, sepse siç thonë ata operatorët legal në Kosovë kanë alternativa të tjera.

Kryetar i Bordit të ART-së, Ekrem Hoxha ka thënë në një konferencë për media se ky aksion ka pas shtrirje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke mos përjashtuar edhe pjesën veriore të Kosovës.


Hoxha ka theksuar se është arritur efekti i këtij operacioni, duke dobësuar në masë të madhe sinjalin e operatorëve ilegalë.

Lulzim Kurtaj, anëtar i Bordit të ART-së, lidhur me kërcënimet e Serbisë për ndërprerje të internetit, ka thënë se një veprim i tillë i Beogradit është mjaft i kufizuar, pasi operatorët e internetit në Kosovë kanë ofruar alternativën për t’u furnizuar me internet, dhe si e tillë kjo tregon tendencë të Beogradit, por jo edhe mundësi reale.

Nga ana tjetër, Kadri Arifi ndihmës drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës i ka përkrahur dhe i përkrah gjitha institucionet vendore në vendosjen e rendit dhe rregullit, dhe në këtë rast edhe angazhimet e ART-së për vendosjen e rendit dhe rregullit në fushën e telekomunikimeve. /TV21/