LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mënjanimi i transmetuesve të Serbisë

Përfundon mënjanimi i transmetuesve të Serbisë

Autoriteti Rregullativ i Kosovës e quan të përfunduar aksionin për mënjanimin e transmetuesve të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë. Drejtuesi i këtij organi, Ekrem Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se ART-ja gjykon se është arritur efekti i duhur.

“Ka vazhduar dhe ka përfunduar para gjysmë ore (13:30) në gjithë Kosovën. Pra, në gjithë Kosovën ka përfunduar ky aksion dhe të hënën do të dalim me komunikata”, tha Hoxha, duke mos dhënë detaje se sa stacione bazë të këtyre transmetuesve janë larguar.

Një ditë më parë, ART-ja ka bërë të ditur se janë hequr 14 stacione bazë të këtyre transmetuesve, jo vetëm në Prishtinë, por në nivel të Kosovës.

Ekrem Hoxha bëri të ditur se ART-ja do të monitorojë për një periudhë të caktuar situatën në terren. “Do të bëhet monitorim aktiv njëmujor për efektet, eventualisht sinjalin e mbetur dhe fuqinë transmetuese, dhe nëse ka nevojë, do të vazhdohet me aksionin. Ne gjykojmë se është arritur efekti i duhur. Aksioni mbetet i hapur; po qe se paraqitet nevoja, nëse ka rivendosje apo ka sinjal, do të vazhdojë”, tha Hoxha. /REL/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori