LAJMI I FUNDIT:

Fermerët këshillohen për trendet e reja në bujqësi

Fermerët këshillohen për trendet e reja në bujqësi

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të fermerëve të komunës së Vitisë, Institucioni Mikrofinanciar KEP-Trust, është duke realizuar një program për sektorin agrar, përmes të cilit fermerët nga komunat e ndryshme po përfitojnë njohuri dhe eksperienca në fushën e prodhimtarisë në bujqësi dhe blegtori nga ekspertë të specializuar.

Lulzim Buqa, menaxheri rajonal në KEP-Trust, ka thënë se trajnimet për fermerë, krahas komunës së Vitisë janë duke u zhvilluar edhe në komunat Kamenicë, Ferizaj e Gjilan dhe vërehet një interesim i kënaqshëm i fermerëve për të ndjekur këto trajnime që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimtarisë në bujqësi dhe blegtori.

“Në trajnimet e zhvilluara në këto katër komuna kanë marrë pjesë mbi 200 fermerë, të cilët merren me kultivimin e drithërave të bardha, perimeve dhe pemëve, si dhe blegtorë”, ka thënë Buqa për Kohën Ditore.

Ai ka theksuar se kjo praktikë do të vazhdohet edhe në të ardhmen, pasi bujqësia dhe blegtoria janë sektorë të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë kosovare.


Xhymshit Hasani, fermer nga Budrika e Vitisë, ka thënë se përmes këtyre programeve dhe këshillimeve ndihmohet shumë zhvillimi i bujqësisë, pasi këto këshilla ndikojnë që fermerët të rrisin rendimentet në sipërfaqet ekzistuese, si dhe në ngritjen e sipërfaqeve të reja të mbjella.

“Besoj se këto informata do të më hyjnë në punë dhe do të ndikojnë në përmirësimin e rendimenteve në sipërfaqet e mbjella me perime, me të cilën veprimtari edhe merrem”, është shprehur Hasani.

Ndërsa Banush Zeqiri, nga Radivojci ka theksuar se mbështetja që i jepet bujqësisë përmes këshillimeve profesionale dhe asistencës financiare ndikon që kjo veprimtari ekonomike të zhvillohet edhe më shumë.

“Kam pasur njohuri për bujqësinë e perim-kulturën, por këshillat e ofruara nga ekspertët më ndihmojnë shumë që të jem në trend me zhvillimet dhe nevojat e tregut, për çka edhe angazhohemi”,është shprehur Zeqiri. (koha)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori