LAJMI I FUNDIT:

FMN dhe Banka Botёrore, Takimet pranverore

FMN dhe Banka Botёrore, Takimet pranverore

Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, delegacioni kosovar, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka zhvilluar me datën 22 prill edhe një sërë takimesh me zyrtar të lartë të Thesarit Amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it, me Presidentin e OPIC-ut, si dhe me Kongresmen e Senator amerikan, ndër të cilët u veçua takimi me Kongresmen-in, Eliot Engel.

Gjatë kësaj dite, Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar me Drejtoreshën Ekzekutive Amerikane të FMN-se, Meg Lundsager, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FMN-së, mbi bashkëpunimin e mёtutjeshёm të Kosovёs dhe institucionit tё rёndёsishёm ndёrkombёtar, FMN-sё.

Ky bashkëpunim është zotuar të mbështetet edhe nga Thesari Amerikan dhe nga Shteti i Departamentit, gjatë takimeve të realizuara, po te njëjtën dite, me Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Stuart Jones, Koordinatorin e Asistencës Amerikane në Evropë e Azi, Dan Rosenblum, USAID Zëvendës Administratorin e Asistencës për Evropë e Azi, Jonathan Hale, si dhe Zëvendës Sekretarin për Rajon, Christopher Smart.

Një takim i vecant u zhvillua edhe me përfaqësues te lobit shqiptare ne SHBA, si dhe një grup ekspertesh shqiptare te punësuar ne institucione Amerikane, me qëllim të koordinimit dhe shfrytëzimit sa më të mirë të ekspertizës së tyre për ta ndihmuar Kosovën.


Gjithashtu, në fund të ditës, delegacioni kosovar mori pjesë në një koktej të organizuar nga ambasada sllovene në Uashington, me rastin e Dialogut Rajonal të politikave të nivelit të lart, si dhe takimin e Bordit mbikëqyrës mbi Qendrën e Ekselencës së Financave.

Delegacioni nё fjalё do tё qëndroj nё Uashington deri me datёn 25 prill, kur edhe bёhet përmbyllja e takimeve pranverore tё FMN-sё dhe BB-sё nё Uashington.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori