LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia globale të rritet më tepër se niveli i parashikuar

FMN: Ekonomia globale të rritet më tepër se niveli i parashikuar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se pas daljes nga recesioni, ekonomia globale duhet të rritet më tepër se sa niveli i parashikuar prej 4.2 përqind.

Ekspertët e FMN-së thonë se rigjallërimi ekonomik do të çojë në rritjen e ndjeshme të ekonomisë së Kinës me 10 për qind. Shtetet e Bashkuara do të kenë një rritje më të ngadaltë prej 3.1 përqind, por më të shpejtë se Evropa prej një përqind.

FMN-ja thotë se përpjekjet e qeverive për të nxitur ekonominë ishin të dobishme, por paralajmëron se rritja e deficitit mund të pengojë rritjen në të ardhmen.

Autorët e raportit thonë se përpjekjet për stimulimin e ekonomisë që u bënë këtë vit duhet të vazhdojnë, por shumë vende duhet të shkurtojnë shpenzimet vitin e ardhshëm.


FMN-ja thotë se për të ruajtur ritmin e rritjes ekonomike botërore, është e nevojshme që vendet me deficit të lartë tregtar, siç janë Shtetet e Bashkuara, të shkurtojnë kërkesën, ndërsa vende si Kina, me suficit tregtar të nxisin kërkesën e brendëshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar po bën gjithashtu thirrje për rregulla më funksionale për financat, përfshirë kërkesën për bankat që të kenë rezerva më të mëdha monetare për të mbuluar investimet e pasuksesshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori