LAJMI I FUNDIT:

Dëmet e kompanive ajrore më shumë se 1.2 miliardë

Dëmet e kompanive ajrore më shumë se 1.2 miliardë

Paralizimi i trafikut ajror për shkak të hirit të vullkanit islandez, u ka kushtuar kompanive ajrore më shumë se 1.2 miliardë euro humbje. Shifra u publikua nga Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA.

Qarkullimi ajror po shkon gradualisht drejt normalitetit të plotë, e lajme të mira vijnë edhe nga Islanda, ku duket se aktiviteti i vullkanit është reduktuar, krahasuar me ditët e mëparshme.

Shkencëtarët thonë se vullkani në Islandë po prodhon më pak hi dhe më shumë llavë. Ekspertët arritën të parashikonin shpërthimin e vullkanit, por jo kohëzgjatjen e pasojave të tij.

Por ata paralajmërojnë se shpërthimi mund të zgjojë një tjetër vullkan ne Islandë, me emrin Katlen, që është shumë më i madh se vullkani që paralizoi qiejt e Europës.


Hera e fundit që ka shpërthyer ky vullkan ka qenë viti 1918. Në Islandë shpërthimi i Eyjafjallajokull nuk ishte shumë i madh, por reja që ngriti mbi qiejt e Europës i gjeti të papërgatitura qeveritë..

Nëse ndodh shpërthimi i Katlen, atëherë dëmet mund të jenë shumë më të mëdha nga sa mendohet.

Në ndërkohë, aeroplanët e parë zbriten në aeroportin Heathroë të Londrës, pas disa ditë bllokade për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda. British Airways tha se shpreson që të ulen edhe 24 aeroplanë tjerë nga SHBA, Afrika dhe Azia.

Dje pritej që edhe Polonia të hapte hapësirën e saj ajrore, ndërkohë kreu i Organizatës së Aviacionit Civil, Roberto Kobeh Gonzalez, tha se tashme është i sigurt fluturimi mbi Europë, pasi autoritetet kanë vendosur t’i rihapin hapësirat ajrore dhe t’i rifillojnë fluturimet. Megjithatë, mbetet frika se vullkani në Islandë mund të shpërndajë më shumë hi.

Kompanitë ajrore kanë kritikuar ashpër mënyrën se si autoritetet evropiane e kanë menaxhuar rrezikun nga hiri vullkanik që është endur mbi Islandën dhe kontinentin evropian. Ato thanë se ndalimi i fluturimeve në mbarë Evropën ka qenë i gabuar dhe rrënues për industrinë.

Organizmi i Transportit Ajror Ndërkombëtar, IATA i ka kritikuar udhëheqësit evropianë se nuk kanë vepruar, duke e cilësuar kaosin në transport si një turp.

Zëdhënësi i IATA-s, Giovanni Bisignani, tha se mënyra se si kontrolloheshin në Europë kompanitë ajrore kishte provokuar kaosin.

Ai shtoi se Evropës i duhej një sistem i ngjashëm me atë që përdor në SHBA Autoriteti Federal i Aviacionit apo FAA.

"Në SHBA, ku kemi shpesh situata të ngjashme, nuk kemi kaos dhe turp të tillë. Atje situata menaxhohet në një mënyrë shumë më efektive. Autoriteti Federal i Aviacionit luan rolin e tij, ai tregon se ku janë zonat ku nuk duhet të fluturohet, por jo që të mbyllet e gjithë hapësira ajrore e SHBA-së”, theksoi Bisignani.

Kreu i kompanisë British Airways, Willie Walsh, ishte një prej shefave që u shpreh kundër anulimit të fluturimeve në Europë.

Walsh ,që ishte në bordin e aeroplanit të kompanisë, që bëri një fluturim provë për tri orë, tha se analizat nuk kishin gjetur efekte negative të hirit në atmosferë.

Ai u kërkoi autoriteteve që t’u lejojnë kompanive ajrore vetë të gjykojnë nëse është e sigurt të fluturohet.

Pesë ditë pas fillimit të krizës, Komisioneri Evropian për Transportin, Siim Kallas, tha gjatë një konference për shtyp se nuk mund të bëhej kompromis për sigurinë.

Kallas tha se kompanitë europiane ishin përgjegjëse të kujdeseshin për udhëtarët që kishin mbetur të ngujuar.

Në Gjermani, autoriteti gjerman i aviacionit i lejoi kompanisë Lufthansa të kryejë fluturime të gjata për të kthyer në Gjermani udhëtarët e këtij vendi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori