LAJMI I FUNDIT:

Gjermani: Hapet e gjithë hapësira ajrore

Gjermani: Hapet e gjithë hapësira ajrore

Autoriteti gjerman për sigurinë e fluturimeve autorizoi hapjen e pjesës më të madhe të hapësirës ajrore mbi Gjermani në 11:00 sipas orës lokale. Ajo qëndroi e bllokuar ditët e kaluara për shkak të resë së hirit vullkanor.

Më parë qendra gjermane për fluturime ajrore dhe hapësinore bëri të ditura rezultatet e matjeve të kryera prej saj, të cilat tregojnë përqendrime të ndryshme të hirit vullkanor mbi Gjermani. Në shumë pjesë të Evropës ndërkohë është hequr
ndalim-fluturimi.

Shoqata aeronautike IATA ndërkaq ka paralajmëruar për pasojat ekonomike të ndalim-fluturimit që zgjati ditë me radhë. Pesë shoqëri ajrore janë që tani të kërcënuara nga falimentimi, tha kryetari i IATA-s Giovanni Bisignani në televizionin italian.

Bisignani shtoi se do t’i lutet BE-së të lejojë ndihmat shtetërore për kompanitë e rrezikuara. Sot pritet të japë një deklaratë qeveritare për pasojat e ndalim-fluturimit ministri gjerman i Transporteve, Peter Ramsauer.