LAJMI I FUNDIT:

Islandë, tkurret vullkani, lëshon më pak hi

Islandë, tkurret vullkani, lëshon më pak hi

Vullkani Eyjafjöll nuk jep asnjë shenjë intensifikimi të aktivitetit dhe shtëllunga e tymit që bllokoi trafikun ajror në Evropë është zvogëluar dukshëm. Lajmi bëhet i ditur nga disa shkencëtar islandez të Universitetit të Rejkavikut, të cilët thanë se "Nuk vërejmë asnjë intensifikim të aktivitetit të vullkanit".

"Konstatojmë një tkurrje të vullkanit, që është gjithmonë një shenjë e mirë. Do të shqetësohesha nëse do të vëreja një zgjerim të vullkanit, por shohim se vullkani po mblidhet", thanë ato.

Meteorologia Gudrun Nina Petersen, e Zyrës meteorologjike islandeze, u shpreh se vullkani po nxjerr më pak hi.