LAJMI I FUNDIT:

Toyota do t’i paguajë gjobë qeverisë amerikane

Toyota do t’i paguajë gjobë qeverisë amerikane

Kompania e automobilave Toyota, ka pranuar të paguajë një gjobë prej 16.4 milionë dollarë autoriteteve të SHBA-së, për shkak se iu përgjigj me vonesë problemit që lindi me pedalin e përshpejtimit në automjetet e saj dhe që shkaktoi tërheqjen për kontroll të rreth 9 milionë makinave.

Lajmin e bëri sot publik ministri i Transporteve të SHBA-së, Ray LaHood.

"Jam i lumtur që Toyota pranoi përgjegjësinë e saj se shkeli detyrimet ligjore që duhej të respektonte për të denoncuar me shpejtësi defektet në automjetet e saj", deklaroi LaHood.

Ministri theksoi se "njoftimi me vonesë nga ana e Toyotas kishte vënë në rrezik përdoruesit".


Shuma që Toyota duhet të paguajë është më e larta që lejohet nga ligji amerikan për një rast të tillë dhe gjithashtu më e larta që ka vendosur ndonjëherë Ministria e Transporteve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori