LAJMI I FUNDIT:

Hiri, ministrat e BE arrijnë marrëveshjen

Hiri, ministrat e BE arrijnë marrëveshjen

BE ka deklaruar se do të reduktojë zonat “no-fly” të caktuara pasi pjesa më e madhe e hapësirës ajrore të Evropës u mbyll për shkak të përhapjes së resë vullkanike nga Islanda.

Ministrat e Transporteve të vendeve anëtare kanë deklaruar se do të jetë një bërthamë e hapësirës ajrore ku nuk do të fluturohet, një zonë tjetër ku do të lejohen të gjitha fluturimet dhe një zonë e tretë e quajtur “zona e rrezikut”, ku do të lejohen disa fluturime.

Vendimi erdhi pasi Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Franca dhe Belgjika deklaruan se do të rihapnin hapësirat e tyre ajrore.

Krerët e kompanive ajrore kritikuan rëndë autoritetet për ndalimin e fluturimeve, veprim që u shkaktoi atyre 1 miliard dollarë humbje.


Fluturimet, të cilat zgjasin prej 5 ditësh, u kufizuan për shkak të frikës se hiri, një përbërje akulli, rëre dhe copëza shkëmbi nga jugu i Islandës, mund të dëmtonte motorët e avionëve.