LAJMI I FUNDIT:

KE: Barroso kërkon hetime për krizën e fluturimeve

KE: Barroso kërkon hetime për krizën e fluturimeve

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, nëpërmjet një kumtese ka kërkuar hetime lidhur me humbjet e ekonomive të Bashkimit Evropian, në vlerë prej miliarda dollarësh, derisa trafiku ajror evropian, mbetet i paralizuar nga mjegulla e hirit vullkanik, që po përhapet nga Islanda.

Ky është bllokimi më i madh i hapësirës ajrore prej sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Raportohet se kompanitë ajrore humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, derisa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

Agjencia evropiane për kontrollin e aviacionit raportoi se vetëm 4.000 fluturime priten të dielën, kryesisht në vendet e Ballkanit, në Greqi dhe Turqi, krahasuar me numrin e fluturimeve që është 24.000, në kushtet normale.


Sipas agjencisë, 63.000 fluturime janë anuluar në hapësirën ajrore evropiane prej të enjtes. /rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori