LAJMI I FUNDIT:

ANP: Anulohen afër 40 fluturime

ANP: Anulohen afër 40 fluturime

Sipas zëdhësit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Altin Ahmeti, janë anuluar pothuajse shumica e 40 fluturimeve të parapara për sot, më përjashtim të fluturimit për Tiranë dhe atij për Kroaci.Ndërsa tani rreth orës 14;30 ka ateruar i vetmi aeroplan i kompanisë Turkish Airlines me destinacion Stambollin

"Vetëm këto dy fluturime janë realizuar pasi shumica e aeroporteve në vendet europiane janë mbyllur. Ende nuk kemi informacion se kur do të zhbllokohet kjo gjendje", tha për Telegrafin zëdhënsi Ahmeti.

Ndërkohë sipas qendrave sizmiologjike botërore, hiri vullkanik tani është duke ardhur në drejtim të Europës Juglindore.

Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës i cili ka përfshirë gati gjysmën e Evropës, ka prekur dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë.


Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Tereza” bëjnë të ditur se sërish sot janë anuluar fluturimet drejt Vjenës në Austri, Budapestit në Hungari, aeroportit të Londrës në Britani aeroportit të Munihut, Shtutgardit e Frankfurtin në Gjermani, dhe Milanos, Bolonjës e Trevizos në Itali.

Raportohet për anulim të shumë fluturimeve edhe në Aeroportin e Shkupit. /Telegrafi/