LAJMI I FUNDIT:

Armitage rithekson përkushtimin e BB-së për Kosovën

Armitage rithekson përkushtimin e BB-së për Kosovën

Presidenti Fatmir Sejdiu ka pritur të enjten drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage, e cila ritheksoi përkushtimin e Bankës Botërore për ta ndihmuar Kosovën dhe të ardhmen.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe Ranjit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, presidenti Sejdiu e falënderoi Armitage për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Kosovës.

Presidenti Sejdiu theksoi se Banka Botërore, duke mbështetur shumë projekte me rëndësi vitale për vendin tonë, ka qenë dhe mbetet partnere e rëndësishme e popullit dhe institucioneve të Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj. /Telegrafi/